Statusi prekës i Adriatik Lapajt: Ky vend do bëhet, por deri atëherë ne nuk do jemi gjallë…
Avokati nga Saranda, Adriatik Lapaj, ka bërë një status prekës në rrjetet sociale.
Ai shkruan se ky vend do arrijë që një ditë të bëhet, por frika e tij është se atëherë nuk do jetë gjallë.
“Kam besuar gjithmonë se pavarësisht pengesave, kohës, dhimbjeve, demoralizimit, ky vend një ditë do të jetë demokratik dhe i jetueshëm për njerëzit e ndershëm dhe punëtorë.
Ndoshta shumë nga ne nuk do të jenë fizikisht kur kjo të ndodh, por diku duhet nisur!
Të luftosh për të drejtën atëhere kur je minorancë është sa e vështirë aq edhe frymëzuese.
Ne kalimtar jemi. Lum kush nuk është nga ata që nuk ngopen kurrë!”, shkruan Lapaj.