Skandali i publikimit të pagave, Rama: Duan të krijojnë destabilitet

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtoreshën e AKSHI-t, se publikimi i databazës me pagat e mbi 600 000 personave ka qëllim “për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet”.

“I kërkoj shumë ndjesë të gjithë atyre që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ngjarje. Është ngjarje që meriton të hetohet imtësisht, uroj dhe bëj thirrje që prokuroria ta kryejë këtë hetim me të gjitha kapacitetet.

Dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet.

Duke pasur parasysh edhe deklaratat e foltoreve, të kuvendeve dhe antikuvendeve, mund të mos jetë tentativa e fundit për ta bërë këtë gjë”, tha Rama.