Sarandë, rruga Nr.6 nuk parashikohet nw buxhetin e vitit 2022
-Rruga Nr.6 ne Sarandë nuk parashikohet në buxhetin e vitit 2022.
Kjo u be e ditur nje dite me pare gjate mbledhjes se Keshillit Bashkiak (te fundit per kete vit) e cila, e vleresuar si me e rendesishmja mbledhje e vitit 2021; iu kushtua diskutimeve dhe miratimit te buxhetit per vitit e ri 2022.
Me perfundimin e rruges nr.5 ( emertuar me pas “Gjergj Araniti”); u mendua se aksi i kesaj rruge, do te zgjidhte mjaftueshem si nje unaze, qarkullimin e automjeteve, vecmas ne kohen e pikut(fluksit) ne sezonin turistik veror.
Por u mjaftuan zhvillimet e viteve te fundit per te treguar se ky aks, eshte i nevojshem por i pamjaftueshem per levizshmerine ne qytetin turistik.
Ne nje tjeter veshtrim, ne territorin mbi rrugen nr.5, jane me dhjetra sheshe ndertimi te perfituara nga banret e Sarandes me vendime te ndryshme te keshillave bashkiake. Mungesa e infrastruktures rrugore ne kete pjese, te territorit te Bashkise i ka lene “ne gjume” dhe te pazhvilluara keto prona(sheshe) ndertimi.
Ende, nuk dihet se kur do te perfshihet aksi i rruges nr.6 ne buxhetimet lokale apo ne ndonje forme tjeter me financim nga FSHZH, etj,.