Sarandë, policia arreston 49- vjeçarin që drejtonte makinën i dehur

Një person është arrestuar nga policia e Sarandes.

49-vjeçari i identifikuar me incialet A.K., banues në Sarandë u vu në pranga pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.