Sarandë, ndizen dritat e bredhit simbolik të festave të fundvitit  

Bashkia Sarandë ka organizuar aktivitetin për ndezjen e dritave të bredhit simbolik të festave të fundvitit.

Artistët e vegjël me interpretimet muzikore i dhanë një gjallëri të veçantë këtij organizimi.

I pranishëm, ishte dhe kryetari i bashkisë, Adrian Gurma i cilo ka përcjellë urimin për festat e fundvitit.

“Ndezëm dritat e Festave. Gëzuar”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma.

Qendra e qytetit, rrugët e shumta si dhe pjesa e shëtitore janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe për të qenë një destinacion turistik tërheqës dhe i përzgjedhur nga vizitorët vendas dhe të huaj përgjatë fundvitit.

Me poshtë një kolazh nga ndezja e dritave dhe zbukurimi i Sarandës.

https://youtube.com/shorts/Aw0_jfA1LkM?feature=share