Referendumi i Berishës: Në Sarandë dhe Delvinë nuk tregohet vendi ku do bëhet votimi

Sali Berisha do zhvilloje neser nje referendum ku pretendon te shkarkoje Lulzim Bashen, ndersa ky i fundit ka thirrur Kuvendin Kombetar te PD ne Pallatin e Kongreseve.

Diten e sotme stafi i Berishes ka shperndare  qendra e votimit ku do votojne antaret e PD.

Ajo qe bie ne sy eshte se ne Sarande dhe Delvine nuk ka asnje vend te percaktuar se ku do kryhet ky proces votimi.

Siç shihet ne faksimilen e siguruar nga Sarandanews.com, per Saranden dhe Delvinen nuk ka asnje vend se ku do zhvillohet votimi.

Kujtojme se gjate dites se sotme dega e PD Sarande ka qene e mbyllur, ku simpatizantet e Berishes Manjola Nikollo dhe Matilda Qurku kane paditur kreun e deges lokale Vesel Koçiun pasi ky ka nderruar bravat.

Mbetet per tu pare se ku do votojne demokratet e Sarandes, ndersa nuk perjashtohet mundesia qe ky proces te behet neper lokale kafeneje. /Sarandanews.com/