Rastet e dhunës në familje në Konispol, zhvillohet takimi i dytë i institucioneve mbrojtëse
U zhvillua sot në Konispol, mbledhja e dytë e Komunitetit Drejtues, Të Mekanizmit të Referimit dhe Koordinimit të rasteve të dhunës në familje, ku u ri-nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit sipas VKM-së 327/2021.
Gjatë takimit u diskutua për ecurin e MKR-së, sfidat dhe sukseset në trajtimin e rasteve të dhunës, rëndësinë e ndërgjegjësimit, dhe ngritjen e shërbimeve të reja.
Ishin pjesë e takimit drejtuesit e institucioneve: Bashkia Konispol, Prokuroria e Rrethi Sarandë, Qendra shëndetësore Konispol, Posta e Policisë Konispol, Mjeku Ligjor Sarandë, drejtuesit e Organizatës Mary Ward Loreto dhe Shoqatës Jobis Sarandë.
Me prezenc të Koordinatores vendore të dhunës në familje Konispol dhe Ekspertes së UNDP Monika Kocaqi.