Një grua emërohet nënkryetare e Bashkisë Gjirokastër
Bashkia Gjirokastër prej sot bëhet me dy zonja në postin e nënkryetares.
Veç Jorida Muhos është emëruar edhe Esmeralda Llongo Joanoro.
Deri më tani ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së qendrës kulturore “Fato Berberi” ndërkohë që studimet i larta i ka përfunduar për Financë.
Më herët ajo ka punuar edhe në institucionet private të mikrokredisë.