Ndarja nga jeta e Qani Sadiku, Lulzim Basha mesazh ngushëllimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të simbolit të qëndresës antikomuniste, Qani Sadiku.

Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të z. Qani Sadiku, legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij!”, shprehet Lulzim Basha.