Me urime, dhurata dhe lajme të mira për banorët e Shtëpisë së Fëmijës Sarande

Ndalesa më e veçantë në këto ditë urimesh e dhuratash për Krishtlindjet dhe festat e fundvitit, ishte ajo në Shtëpinë e Fëmijëve “Vangjel Pulla” në Sarandë.

Tek banorët e kësaj Shtëpie Sociale shkoi e personalizuar dhurata me logon e Bashkisë, ndarë për secilin prej 30 fëmijëve nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma dhe deputetja e zonws Anila Denaj.

“Ishim sot së bashku me Anilën në Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla”. Ndamë momente festive me banorët e vegjël.

Ata na dhuruan kënaqësi me koncertin e tyre festiv të përgatitur me shumë dashuri

Qofshi gjithmonë të gëzuar”, shkruan Adrian Gurma.