Manjola Nikollo: Dega e PD Sarandë ka nisur punën për referendumin e 18 dhjetorit
Manjola Nikollo, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas për Sarandës, në një lidhje direkte me Report Tv ka deklaruar se Dega e PD Sarandë ka filluar përgatitjet për Referendumin e 18 Dhjetorit, referendum në të cilin do të votohet për shkarkimin përfundimtar të Lulzim Bashës, këtë herë me votën e anëtarësisë.
Duke folur për çështjen e ndërrimit të bravës në zyrën e Degës së PD Sarandë, Manjola Nikollo është shprehur se i emëruari i Bashës si kryetar Vesel Koçiu ka marrë autorësinë e ndërrimit të bravës dhe se Veseli i ka premtuar se do i japi një kopje të celësit, është shprehur Manjola Nikollo.
Më herët, Vesel Koçiu, në një kontakt me Report Tv e kishte mohuar se ishte ndërruar brava e derës, duke thënë se “Unë kam qenë nënkryetar i degës së PD dhe tani jam komanduar si kryetar. I kam pasur çelësat dhe s’kam arsye për të ndërruar bravat”, – u shpreh Koçiu për Report Tv.