Lamtumira e Lavdie Malos
Nga Thoma Nika
Dje ishte fundi. E humbi betejën disamujore me sëmundjen e rëndë.
Ajo ishte formuar dhe konfirmuar si një personalitet kombëtar në fushën sociale.
Ne, sarandiotët, veçmas hasantahsinasit, e kishim Lavdien pikë referimi dhe arësye për t’u ndjerë krenarë.
Janë po ato arësye që na trishton ikja e saj nga jeta.
Janë të shumtë ata që e kanë në kujtesë si aktiviste të spikatur rinore në vitet e gjimnazit të Lavdies në “Hasan Tahsini”.
Kështu, si gjimnaziste, do ta kujtojmë një jetë.