Fundjava Anila Denajt në Sarandë: Urime, takime dhe përkujtime  

Deputetja Anila Denaj këtë të diel ka zhvilluar disa aktivitete nga Saranda në Finiq.

Mëngjesin Denaj e nisi me një foto panoramike nga Saranda, ndërsa më pas u ndal në Finiq.

Së bashku me deputetin tjetër Niko Kurin, Denaj uroi besimtarët orthodoksë nga Kisha e Shën Varvarës dhe më pas mblodhi në një diskutim socialistët e Finiqt.

“Në kishën e Shën Varvarës në Aliko me kolegun Niko Kuri dhe kryetarin e Bashkisë Finiq, në ditën e Shën Spiridhonit.

Gëzuar të gjithë besimtarëve orthodoksë!”, shkruan Denaj.

“Finiq- Takim me Asamblenë Socialiste.

Analiza me strukturat ku parashtruam në vijmësi objektivave tona, për një riorganizim të plotë të strukturave të partisë me qëllim rritjen e efikasitetit.

Qytetarët dhe nevojat e tyre janë në fokus të punës tonë”, nënvizoi ajo.

Më pas Denaj përkujtoi masakrën e 12 dhjetorit.

“Në përkujtim të masakrës së 12 Dhjetorit 1990, ku humbën jetën në kufi nga regjimi komunist, katër të rinj nga fshati Aliko, Thimjo Masho, Thanas Koçi, Ajdhon Rafti dhe Vangjel Mitro”, përfundoi Denaj. /Sarandanews.com/