FOTOT/ Demokratët e Sarandës “dynden” para selisë për të votuar shkarkimin e Bashës
Në mjedisin jashtë selisë së degës së PD në Sarandë ka nisur në orën 8.00 të mëngjesit të sotëm votimi i anëtarëve demokratë për referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Në këtë qendër do të votojnë demokratë të Sarandës, Konispolit dhe Finiqit.
Ndërsa demokratët eDelvinës do të votojnë në kinoteatrin e qytetit.
Siç shihet dhe nga pamjet numri i demokratëve sarandiotë që po votojnë për shkarkimin e Bashës është i konsiderueshëm.
Votimi po kryhet në hyrje të degës për shkak të ndërrimit të bravave nga kryetari Vesel Koçiu.
Ky i fundit është në Tiranë pasi po merr pjesë në Kuvendin e Lulzim Bashës.