EKSKLUZIVE/ Rrjedhin pagat dhe për eksponentët e opozitës në Sarandë

Pagat e publikuara po bëjnë sot xhiron e rrjetit pasi dihet ende se si këto të dhëna janë zbuluar, por lajmi ka ngjallur kuriozitet të madh, sidomos për një pjesë të njohur të personazheve publike.

Sarandanews.com publikoi pak më parë se sa paguhen kryebashkikët Adrian Gurma, kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qili, kryetari i bashkisë së Konispolit Shuaip Beqiri dhe kryetari i bashkisë Finiq, Kristo Kiço.

Në vijim ne do publikojmë pagat e katër eksponentëve të Partisë Demokratike te degës së Sarandë si kryetari Vesel Koçiu, ish sekretarja Matilda Qurku, kandidati për deputet Jolio Dine dhe aktivisti Spiro Vaso.

I pari që merr një pagë më të lartë se të tjerët është kandidati për deputet Jolio Dine me një rroge prejj 600- mijë lek ne sektorin banker.

Ndërsa tre emrat e tjerë Matilda Qurku, Vesel Koçiu dhe Spiro Vaso marrin pagë minimale prej 300- mijë lekësh.

Më poshtë lista. /Sarandanews.com/