“Edi Rama ja mbathi në Korfuz në Dhjetor të ’90”, Berisha: Kryetari i PD-së meriton të quhet Lulzim ‘Boshi’
Në ditën e Rinisë, Sali Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj Lulzim Bashës. Ai tha se “mjerisht PD në këto 8 vite ka kaluar nga humbja në humbje për shkak të një njeriu i cili meriton të quhet as më pak e as më shumë se Lulzim Boshi apo peng kryetari.”
Berisha: PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje në vitin 2013 dhe doli në opozitë. Në pushtet erdhën ata që u përmbysën me votën e lirë në 22 mars të vitit 1992. Erdhi Edi Rama, i cili në dhjetor të ’90 sapo filloi Lëvizja Studentore ja mbathi në Korfuz dhe u kthye pasi përfundoi çdo gjë. Në këto 8 vite ai me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, me nostalgjinë e modelit të etërve të tij ç’bëri në mënyrë kriminale arritjet e mëdha jetësore të shqiptarëve. Në këto 8 vite koha jo vetëm që ndaloi në shumë aspekt, por ajo bëri dhe prapa ktheu. Në këto 8 vite PD-ja derdhën lumenj djerse, sakrificash të jashtëzakonshme por mjerisht ata kaluan nga një humbje në humbjen tjetër. Jo për shkak të tyre, por për shkak të një njeriu i cili pas 8 vitesh meriton të quhet as më pak e as më shumë se Lulzim Boshi apo peng kryetari.
Berisha shtoi se në këto 8 vite shqiptarët u larguan nga Shqipëria njësoj si në vitin ’91. Regjimi në pushtet vret shpresën te shqiptarët sipas tij. Por të gjitha këto, tha zoti Berisha, erdhën se në 8 vite PD-ja pushoi së qenuri ajo që ishte.
Berisha: Drejtuesi i saj preu një nga një kolonat mbi të cilat PD ishte ngritur. Nëse sot themi se Edi Rama është armiku më i egër i pluralizmit, armiku më i egër i demokracisë në Shqipëri, Lulzim Basha është tradhtari më i madh i tyre.