DETAJET/ Tentuan të trafikonin drogë nga pika e Qafë-Botës, identifikohen shoferi dhe pasagjerja
Policia ka dhënë detaje rreth drogës së sekuestruar sot në pikën kufitare të Qafë-Botës, ku u bllokuan 6.15 kg kanabis.
Në pranga kanë përfunduar Ilirjan Telo, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Sarandë dhe Albana Pashako, banuese në lagjen nr.1. Droga u gjet në mjetin tip “Daimler Chrysler”.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.