Demokratët e Foltores dalin kundër degës së PD Sarandë: Nuk vijmë të festojmë, na ndërruat bravën
Një video e shpërndarë nga faqja në facebook e Partisë Demokratike Sarandë, ku u bëhet ftesë demokratëve të marrin pjesë në festimet për 31-vjetorin e themelimit të Degës, ka bërë që demokratët të irritohen dhe t’i kundërvihen asaj.
Demokratët që kanë dal kundra janë pjesë e Foltores së Sali Berishës.
Ata kanë kërkuar që tu kërkohet ndjesë për mbylljen e derës ku kërkonin të bënin referendumin imagjinar të Sali Berishës.



