Delegatet e Sarandës në tubimin e Berishës sa për… foto

Sali Berisha ka bërë ditën e sotme në Tiranë në stadiumin “Air Albania” një tubim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi këta të fundit e shpallën “non grata”.

Berisha kishte mbledhur aty një numër militantësh nga gjithë qytetet ku morën dhe disa vendime që PD-ja zyrtare nuk i njeh.

Në këtë tubim të Berishës kundër SHBA të pranishëm ishin dhe antarë të degës së PD Sarandë, si Manjola Cikuli dhe Matilda Qurku.

Më shumë se për ccfarë u vendos dhe ccfarë u fol, duket se dy antaret e degës së PD Sarandë kanë shkuar në stadium për të bërë foto.

Dhe në fakt nuk kanë dal aq keq në stadimin që u ka bërë Edi Rama dhe këto e kanë sulmuar aq shumë…/Sarandanews.comm/