Dega e PD Sarandë nxjerr emrat që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit
Degët e Partisë Demokratike në rrethe i kundërpërgjigjen akuzave të kryetarit Lulzim Basha, duke lexuar para selisë, emrat e delegatëve që kanë firmosur për të qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit, thirrur nga ish-kryetari Sali Berisha.
Saranda ishte degët e radhës ku u publikuan emrat e 100 delegatëve nga 140 që janë gjithësej.
Emrat u lexuan nga ana e Manjola Cikulit, nën praninë e Matilda Qurkut dhe Spiro Vasos.