Çekia hap në Sarandë konsullatën për Jugun e Shqipërisë
Republika e Çekisë ka hapur një Konsullatë për Jugun e Shqipërisë në Sarandë.
Kjo është hera e parë që në Sarandë hapet një konsullatë e tillë.
Mësohet se inaugurimi i Konsullatës Çeke në Sarandë do të bëhet të premten dhe konsulle e Republikës Çeke për Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në Sarandë do të jetë Lolita Poda Jorkiewitz.
Kjo konsullatë është hapur pasi këtë verë është vënë re dukshëm interesi i shtetasve nga Çekia për të vizituar Sarandën dhe pjesën jugore të Shqipërisë.