Adrian Gurma pret në takim ekipin e projektit ReLoad
Pas publikimit të Thirrjes sonë të parë për aplikime në projektin europian ReLoad, Kryebashkiaku Adrian Gurma priti në një takim stafin e këtij projekti, të kryesuar nga znj. Entela Lako, specialiste e projektit në UNDP.
Kreu i Bashkisë Gurma shprehu kënaqësinë për përfshirjen e Sarandës ndër 12 përfituesit nga ky projekt me fokus të qartë në fushën sociale. “Qasja sociale është prioritare për ne dhe prandaj jemi seriozisht të investuar në këtë fushë, duke kemi dhënë shumë energji për të ardhur deri këtu”, u shpreh ndër të tjera ai.
Zonja Lako ka vlerësuar faktin që Bashkia e Sarandës po e tregon veten një partnere të mirë të projektit ReLoad, duke përcaktuar prioritetet, duke miratuar fondin e nevojshëm etj.
Ajo ka shtruar nevojën që të ketë sa më shumë stafe të angazhuar në trajnime ose minitrajnime që aftësojnë ekipe për hapat e mëtejshëm të projektit. Kjo, tha ajo, ju çertifikon ju për t’u bërë pjesë e projekteve më të mëdha europiane në vitin 2022 e më tej, në fushën sociale, turizëm, kulturë etj.