Vjen zgjidhja pas takimit mes Kristo Kiços dhe Aida Demit: Emrat që duhet të tërheqin çertifikatën e pronësisë në Finiq
Bashkia Finiq ka publikuar emrat e atyre që, siç thotë, mund të vijnë të marrin çertifikatat e pronësisë, lëshuar nga Kadastra Sarandë.
“Rezultat pozitiv ka patur takimi i Kryetarit të Bashkisë së Finiqit z.Kiço me Drejtuesit e Kadastrës Sarandë të premten e kaluar.
Njoftojmë se për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës , çertifikatat e mëposhtme të pronësisë sipas listës bashkëngjitur ndodhen pranë Bashkisë Finiq.
Luten kryetarët e fshatrave dhe përfituesit të paraqiten për tërheqjen e tyre”, thuhet në njoftim.