Vazhdojnë punimet për ujësjellësin Krongj-Finiq
Vazhdojnë punimet tek objekti “Rikonstruksion dhe zgjerim i linjës ekzistuese të ujësjellësit Krongj-Finiq, Linja të reja të jashtme të fshatrave Vrion, Karahaxh, Clirim, Vromero si dhe linjat e brëndshme e fshatit Clirim” Faza I
Përfitues: Fshtatrat: Finiq, Vromero, Karahaxh, Vrion, Mesopotam, Shijan, Shelegar, Bistricë
Fillimi i punimeve : 10.03.2021
Mbarimi i punimeve: 10.09.2022
Kanë përfunduar ndërtimi i linjës së furnizimit të fshatrave Vrion, Shelegar, Vromero, Shijan, Mesopotam i poshtëm, Mesopotam i sipërm, si dhe linja e furnizimit të depos 200m3 Vromero, Afërsisht janë vendosur 14,600 ml tub HDPE od 90-160 Pn 10-Pn16.
Ka përfunduar ndërtimi i depos 200m3 Vromero dhe 100 m3 Mesopotam ë sipërm.
Kanë përfunduar dhe janë vënë në punë linjat e reja të shpëndarjes dhe lidhjet familjare në Fshatin Clirim dhe në zonën ekonomike. Afërsisht janë vendosur 6000ml tub HDPE Od25-OD110, janë vendosur 150 matësa familjare së bashku me rakorderitë dhe kasetat.
Po punohet në ndërtimin e veprës së marjes dhe zëvëdësimin e tubit të dëmtuar nga vepra e marjes deri në Krongj.Në veprën e marjes do të sistemohen edhe linjat e furnizimit për fshatin Krongj si dhe linja e furnizimit të stacionit të pompave të fshatit Muzinë.
“Deri tani janë kryer afersisht 52% e punimeve.Besojmë që përfundimi i zbatimit të punimeve do të jetë më shpejt se përfundimi i kontratës….. theksoi kryetari i bashkisë z.Kiço”.