Skandal në Sarandë: Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet polici dhe një tjetër
Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona të moshës 62 dhe 63 vjeç pasi akuzohen se shfrytëzuan për prostitucion një të mitur 13-vjeçare. Madje, njëri prej të arrestuarve është polic dhe punonte në Pikën e Kalimit Kufitar të Rripsit. Polici me inicialet S.K u kap në flagrancë pasi kishte shkuar në ambientin e përshtatur për prostitucion nga 62-vjeçari për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.
“Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje”, njofton policia.
Njoftimi i policisë
Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;
• S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.
Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.