Serial Killeri i Sarandës!
Nga Shpresa Dine
Ngjarja e sotme ne Fier shpreh edhe njehere nevojen uleritese per evidentimin dhe publikimin e te gjithe shtetasve qe kane tendenca te dhunes apo ngacmimit seksual ndaj femijeve me qellim parandalimin e ngjarjeve edhe me te renda ne te ardhmen.
Ngjarja e sotme me risjell ne kujtese Serial Killerin e fshatit Çuke te Sarandes, Klodian Saliaj. Ne vitin 2005 ai ishte 22-vjec. Perdhunoi dhe me pas vrau 6-vjecarin rom Besnik Shaqiri. Me pas vrau edhe 65-vjecarin rom Petrit Barjami. Dyshohej edhe per ngjarje te tjera te padokumentuara. U denua nga Gjykata e Sarandes me burgim te perjetshem.
Nese ne ate kohe shteti do kishte hetuar me perparesi ngjarjet por edhe profilin e ketij personi, ndoshta mund te parandalohej vrasja e dyte, pse jo edhe te dyja bashke.
Sot pas 16 vitesh, nje detaj te papublikuar me pare e ndaj me ju. Ne vendin ku u gjet trupi i Besnikut, policia sekuestroi bisht cigareje “Karelia”. Pas vrasjes se Petritit, Klodiani u shoqerua pasi ishte pare ne fshat ne bicikleten e te ndjerit. Gjate marrjes ne pyetje, vec te tjerave kerkoi edhe cigare.
Refuzoi “Marlboro” te oficerit, duke kerkuar “Karelia”. Pikerisht ne kete moment hetuesit u binden se kishin para jo vetem te dyshuarin e vrasjes se Petrit Barjamit, por edhe perdhunuesin e vrasesin e Besnikut. Perpara kishin nje Serial Killer manjak, i pari dhe i vetmi deri me sot ne Sarande.