Sarande, vjedhje e falsifikim, një arrestim e katër procedime
Policia e Sarandës ka kryer një arrestim e katër procedime në 24-orët e fundit, ku pari është për tentativë vjedhjeje në Çukë e të tjerët për fallsifim dokumentash
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. S., 22 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale ‘Vjedhja’ e mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit K. D., banues në fshatin Çukë, Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, shtetasit: K. P., banues në Lukovë, D. L., banues në Sarandë dhe A. B., banues në Borsh, pasi shtetasi P. P., banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën si funksionarë në Njësinë Administrative Lukovë, duke falsifikuar disa dokumente”, thuhet në njoftimin zyrtar.