Rreshjet në Vlorë, Arben Ahmetaj: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme
Për shkak të situatës që është krijuar në vend nga moti i keq, zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet që nuk janë te domosdoshme.
“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan ai.