Presidenca e Butrintit lumturohet për një… pikë në Maliq

Butrinti mori këtë javë një pikë në transfertë përballë skuadrës së Maliqit me rezultatin 1-1, ku të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit e më pas Hyska barazoi rezultatin duke i  dhënë pikën e parë sarandiotëve në sfidat që ka zhvilluar deri më tani në transfertë.

Një pikë që ka sjellë një entuziasëm të madh jo vetëm tek lojtarërt, por dhe te presidenca e skuadrës.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale kryebashkiaku njëkohësisht dhe presidenti i klubit Adrian Gurma, i shoqëruar dhe nga nën kryetari Romeo Cakuli kanë festuar me lojtarët pikën e marrë në këtë transfertë.

“Suksese ccuna. Forca Butrinti”, shkruan presidenti Adrian Gurma.

Kujtojmë që ndeshjq e radhës do të jetë në stadiumin “Andon Lapa” përballë Tërbunit. /Sarandanews.com/