Paralajmëri i Ramës për gjoba, bashkia Sarandës nis nga puna për pastrimin e territorit
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë të gjithë kryebashkiakët e vendit që të nisin menjëherë nga puna për të pastruar dhe mbajtur pastër territorin.
Në rast se do konstatohen plehra në ambientet publike, Rama tha se kryetarët e bashkive do të gjobiten.
Menjëherë pas këtij paralajmërimi, bashkia e Sarandës ka “përveshur mëngët” dhe ka nisur nga puna për pastrimin e territorit nga plehrat.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma ka postuar pamjet nga aksioni i pastrimit gjatë aksit rrugorë Sarandë-Ksamil.
“Pas evidentimit të vendeve të ndotura, vazhduam me pastrimin e hapësirave në Sarandë e Ksamil dhe përgjatë akseve rrugore✅
#Përnjëambienttëpastër??”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/