Niko Kuri dhe Kristo Kiço dalin kundër aksionit të IKMT-së

Pas prishjes se shtëpisë së banimit në Vrion ku pati reagime të forta nga banorët mësohet se bashkia Finiq ka kërkuar nga IKMT informacion për këtë ngjarje.

Përfaqësues të bashkisë shprehen se nuk janë njoftuar nga IKMT për këtë prishje.

Kujtojme se godina ku jetonte një familje prej 20 vitesh u shemb dy ditë më parë.

Familjarët pretendojnë se IKMT nuk iu dha kohë as për heqjen e orendive shtëpiake, plaçkave dhe mobiljeve.

Kryetari i bashkise Finiq Kristaq Kico dhe deputeti Niko Kuri kerkuan informacion per këtë zhvillim, ku nuk u njoftua Bashkia Finiq në territorin e së cilës ndodhi shembja e shtëpisë