Matilda Qurku i jep “zemër” Berishës: Ne jemi burrnesha, si mund të trembemi nga Luli dhe nga Gazi?
Sali Berisha ka mbledhur sot disa gra për t’i folur se si ai ka mbrojtur trojet shqiptare nga coptimi përmes “qytetarit dixhital” në Facebook.
Fjalen ne Foltore e mori dhe ish sekretarja e deges se PD Sarande Matilda Qurku e cola tha se të gjitha ato që e mbështesin janë burrnesha dhe s’mund t’i tremben Lulzim Bashës.
“Ne nuk jemi trembur nga arrestimet, si mund të trembemi nga Luli dhe nga Gazi? Kam përshtypjen doktor se të dy bashkë kanë parë atë filmin ‘I vetëm në shtëpi’ dhe mendojnë se të dy të vetëm do të mundin regjimin”.
Deklaratat e saj janë shoqëruar me duartrokitje, por edhe të qeshura.