Ksamil, shpallet në kërkim një 23 vjeçar
Një 23 vjeçar nga Ksamili , u shpall sot në kërkim.
Ai drejtonte nje mjet pa leje drejtimi dhe iu largua Policisë pas thirrjes se kesaj te fundit duke braktisur automjetin që drejtonte
Burime zyrtare vune ne dukje se “Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasit K. S., 23 vjeç, pasi në Ksamil, nuk ju është bindur punonjësve të Policisë për ndalim dhe është larguar duke braktisur motomjetin të cilin e drejtonte pa leje drejtimi përkatëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.