Konispol, Shuaip Beqiri në rolin e doktorit, nuk ndal leksionet se si të mbrohemi nga Covidi  

Bashkia e Konispolit që drejtohet nga kryebashkiaku Shuaip Beqiri i është fokusuar fort luftës kundër Covid-19.

Mjafton ti hedhësh një sy faqes zyrtare të bashkisë Konispol dhe sheh se muajt e fundit të gjitha postimet janë leksione se si qytetarët të mbrohen nga Covidi.

Dhe pse Konispoli ka fare pak infektime, kjo nuk e ka penguar bashkinë e Konispolit që të mbajë vigjilent qytetarët e saj.

Si duket vemendja e bashkisë është fokusuar vetëm tek kjo pjesë, duke lënë mënjanë hallet dhe problemet e tjera që mund të kenë qytetarët.