Këshilli Bashkiak Sarandë takime me zyrtarë të bashkisë Stamboll dhe klubit Beshiktash
Përfaqësues të Këshillit Bashkiak të Sarandës kanë zhvilluar një vizitë në Turqi.
Gjatë kësaj vizite, anëtarët e Këshillit Bashkiak Sarandë kanë zhvilluar vizitë në Bashkinë e Stambollit dhe janë takuar me zyrtarë të Bashkisë së Stambollit, një pjesë e të cilëve janë me origjinë shqiptare.
Në këto takime kanë marrë pjesë Şemside Yener Zv. kryetarja dhe perfaqesuesja e Ballkanit,, Cavit Ganiç N. kryetari i Komunes Bakırköy dhe Perfaqesuesi i çeshjes Balkanike, Hale Özcömert Kryetarja për Stambollin e partisë opozitare CHP etj.
Gjatë kësaj vizite anëtarët e Këshillit Bashkiak Sarandë kanë zhvilluar një takim edhe me drejtuesit e Klubit të Futbollit të Beshiktash, të cilët janë gjithashtu me origjinë shqiptare dhe nga Saranda.
Gjtë takimit biseda ishte ngrohtë dhe miqësore, për vetë faktin se bisedohej në gjuhën shqipe. Gjatë takimit u shkembyen disa mendime te ndryshme ne interes të përbashkët dhe sidomos për ekipin e Butrintit.