Ina Zhupa: Morëm më shume vota me Bashën kryetar. Ish-Drejtori Tatimeve: Nuk e njeh Bashkinë Sarandë
Deputetja e Sarandes vazhdon te perfshihet ne debate me anetare te deges se Partise Demokratike ne kete qytet.
Ne nje nga postimet e shumta te saj, ne nje prej komenteve ajo ka krahasuar votat qe PD ka marre ne Bashkine Sarande gjate kohes qe PD drejtohej nga Sali Berisha dhe kohes kur drejtohej nga Basha.
Zhupa ka krahasur vitet 2009, 2013, 2017 dhe 2021 madje duke cilesuar se cila periudhe i perkiste secilit Kryetar.
Por ne debat ka hyre edhe ish anetari i Kryesise se PD Sarande dhe ish Drejtori i Tatimeve ne kete qytet, kontabilisti Artan Rumani.
Ai i kujton Zhupes se eshte gabim ne krahasim sepse ne 2017 dhe 2021, pra ne kohen e Bashes, Bashkia Sarande eshte shtuar edhe me Cuken e Ksamilin, pra nuk mund te behet i njejti krahasim edhe me 2009 dhe 2013 kur Bashkia Sarande nuk i kishte ato duke i treguar ne nje fare menyre se deputetja e Sarandes “as e ka idene se ca territori ka Bashkia dhe dega e PD ne kete qytet”.
Megjithate Zhupa ben edhe nje gabim tjeter, pasi ne 2021 nen siglen e PD ishin edhe aleatet e PBDNJ dhe PDIU, qe nuk ishin brenda listes ne vitet kur drejtonte Berisha.