Hari Imeri: Nuk ia fal Sali Berishës që nuk e vuri para drejtësisë Ilir Metën
Kreu i PD Delvinë, Hari Imeri, ka sulmuar presidentin Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale.
Imeri shkruan se qeverisë së Sali Berishës nuk i fal dy gjëra, mos dënimin e atyre që vranë në kohën e komunizmit dhe mbrojtjen që i ka dhënë Ilir Metës.
“Qeverisja e Dr.Berishës është e pakrahasueshme, madje nuk i afrohet asnjë qeverisje në këto 31-vite tranzicion.
Sigurisht që edhe qeverisja e tij ka njohur gabime dhe për ato gabime ai mbajti përgjegjësi dhe pranoi humbjen në vitin 2013.
▪Si qytetar mund ti fal shumë gabime, përderisa qeverisja e tij në dominancë ishte e suksesshme dhe në shërbim të interesave të qytetarëve shqiptarë.
▪Si demokrat nuk do ti fal 2-gjëra:
a-fakti që nuk dënoi ata që vranë rreth 4300 shqiptarë dhe dënuan me mijëra të tjerë në kohën e diktaturës.
b-fakti që nuk vendosi para përgjegjësisë Ilir Metën, shkatërruesin e pluralizmit politikë në Shqipëri.
Sot përjetojmë pasojat…”, shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/