Hapet drita jeshile për aksin Qafë Botë-Ura e Kranesë, Ura e Kranesë –Ura e Gajdarit dhe Ura e Gajdarit – Shijan
“Drita jeshile” është dhënë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për përfundimin e punimeve në seksionet rrugore në aksin Qafë Botë-Ura e Kranesë, Ura e Kranesë –Ura e Gajdarit dhe përmirësimin e rrugës Ura e Gajdarit – Shijan. Vlera e parashikuar e kontratës është 1.416.561.808,68 lekë pa TVSH (11 650 315,06 € pa TVSH) dhe realizimi është dy vjet nga nënshkrimi i kontratës. Procesi do të kryhet duke përdorur platformën e Sistemit Kombëtar të Prokurimeve Publike me numër referencë Ref-08254-10-14-2021, me kod referencë _45233100-0.
“Bashkia e Finiqit mirëpret shpalljen e prokurimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe shpreson të realizohet së shpejti fillimi i zbatimit të këtij projekti të rëndësishëm.
Përfundimi i këtij aksi rrugor konsiderohet i domosdoshëm, pasi do të ndikojë në zhvillimin turistik të zonës dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve….”, vuri në dukje kryebashkiaku i Finiqit z.Kiço.