Grabitësi i noterit Thoma Kaçit, një kërkesë Gjykatës së Sarandës
Në Gjykatën e Sarandës është rregjistruar në 16 nëntor një kërkesë e një prej të dyshuarve si autor i grabitjes me armë të noterit Thoma Kaçi.
Bëhet fjalë për Oltjon Kolonjën, alias Oltjon Pulaj.
Padia është rregjistruar për “Kërkesë për sigurim prove” dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Alban Veçani.
Detaje të tjera lidhur me këtë kërkesë pritet të zbardhen në ditët në vijim.
Grabitja e armatosur e noterit Thoma Kaçi është ndër ngjarjet më të bujshme të kohëve të fundit në fushën e rendit në Sarandë.
Oltjon Kolonjën, alias Oltjon Pulaj, Elis Abdyli, alias Mile Xhafa, si dhe Vladrias Himaj, janë treshja e arrestuar si e akuzuar për grabitjen në fjalë. Por ata nuk e kanë pranuar atë.