Foltorja në Sarandë, edhe Matilda Qurku thyen urdhrin e Ina Zhupës  

Ditën e premte më datë 12 nëntor ora 17:00, në Sarandë do zhvillohet foltorja e radhës e Sali Berishës.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë disa prej antarëve dhe drejtues të degës së PD Sarandë, ndërkohë që deputetja e zonës Ina Zhupa u ka bërë me dije se askush nuk duhet ti bashkohet këtij aktiviteti.

Sarandanews.com publikoi mesazhet në grupin e whats’up të degës së PD Sarandë, ku Ina Zhupa dhe antari Spiro Vaso debatuan rreth pjesëmarrjes në këtë aktivitet.

Ndërkohë, urdhri i Ina Zhupës është thyer dhe nga sekretarja e degës Matilda Qurku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale fton të gjithë demokratët të marrin pjesë tek foltorja e Berishës.

“Ditën e premte më datë 12 nëntor ora 17:00, tek Hotel “Mediterrane” Sarandë do të mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Demokratë të Sarandës, si një prej jush, Ju Ftoj të merrni pjesë!”, shkruan Matilda Qurku. /Sarandanews.com/