EKSKLUZIVE/ Ina Zhupa përplaset me antarët e degës së PD Sarandë: Suksese në jetë po shkuat tek foltorja e Berishës

Ditën e premte Sali Berisha pritet të zhvillojë foltoren e tij në qytetin e Sarandës.

Në redaksinë e Sarandanews.com kanë mbërritur disa mesazhe nga grupi i whats’up i degës së PD Sarandë, ku duket se ka pasur një përplasje të ashpër mes anëtarve të degës dhe deputetes Ina Zhupa.

Siç shihet në mesazhet e mëposhtme anëtari Spiro Vaso ka dërguar një mesazh ku lajmëron rreth aktivitetit të Berishës në qytetin bregdetar.

Ky mesazh ka sjellë reagimin e deputetes së zonës Ina Zhupës, e cila i ka uruar anëtarit “suksese në jetë”.

Më pas debati ka vijuar me të tjera replika mes Zhupës dhe Spiro Vasos. /Sarandanews.com/