EKSKLUZIVE/ Vesel Koçiu dhe Hari Imeri braktisin Sali Berishën në Sarandë
Foltorja e radhës e Sali Berishës do të mbahet ditën e nesërme në qytetin e Sarandës.
Ky organizim ka ngjallur mjaft debate dhe përplasje të forta mes antareve të degës së PD dhe linjës që po mban PD-ja zyrtare. Kulmi i përplasjes ishte mes antarit Spiro Vaso dhe deputetes së zonës Ina Zhupa në grupin e whats’up që u publikua në Sarandanews.com.
Ndërkohë që një pjesë e antarve dhe drejtuesve kryesorë të degës së PD Sarandë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në foltore, kreu i degës lokale të PD Sarandë Vesel Koçiu nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se Koçiu nuk do të jetë nesër i pranishëm në foltoren e Sali Berishës.
Gjithashtu, Sarandanews.com ka mësuar se edhe kreu i degës së PD Delvinë Hari Imeri, pritet të mos i bashkohet këtij organizimi.
Vendimi i tyre lidhet me urdhrin e ardhur nga drejtuesit kyesor të PD.
Takimi i Berishës me demokratët e Sarandës do zhvillohet të premte në orën 17:00. /Sarandanews.com/