Delvinë, ndahet nga jeta ndihmës epidiomologu Napolon Abazi
Me anë të një postimi në Facebook, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë shpreh ngushëllimet për humbjen nga jeta të një prej specialistëve të kësaj qendre.
Napolon Abazi është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare, pasi prej tre muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai punonte si ndihmës epidiomolog që prej vitit 1985 dhe ka shërbyer për 35 vjet në Spitalin e Delvinës.
“Dhimbje për ikjen e parakohshme të kolegut,mikut tonë,njeriut të mirë,Napolon Abazi.
I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjes!
U prehsh në paqe miku ynë Polo!”, shpreh ngushëllimet NJVKSH Delvinë.