Butrinti merr një pikë në transfertë përballë Maliqit

Butrinti ka marrë pikën e parë në transfertë përballë skuadrës së Maliqit.

Skuadra sarandiote barazoi me rezultatin 1-1 në këtë përballje.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 8-të me anë të Ivanit.

Megjithatë, Butrinti barazoi shifrat në minutën e 24-të me A. Hyska, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Me këtë  barazim Butrinti shkon në kuotën e 11 pikëve.

Ndeshja e radhës do të jetë në Sarandë përballë skuadrës së Tërbunit. /Sarandanews.com/