Bujar Nishani “shpërthen” pas shkarkimit të Sekretares së Sarandës: Kush janë ata ordinerë e mjeranë që iu kutërbon morali?!

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Sekretares së degës së PD në Sarandë, Matilda Qurku.

Në një postim në facebook, Nishani shkruan se ky është një veprim, që e bëjnë vetëm disa ordinerë dhe banditë. Më tej ai thekson se demokratët do e ringrenë sërish Partinë Demokratike.

Postim i plotë i Bujar Nishanit:

Kush janë këta që shkarkojnë Sekretaren e Degës së Sarandës, pa asnjë arsye, pa kurrfarë legjitimiteti statutor, pa kurrfarë gjykimi, dëgjimi, shqyrtimi e vendimi të Kryesisë.

Ju them unë se kush jeni ju.

Jeni ca banditë ordinerë !

Mjeranë vulgarë që nuk keni as konceptet e turpit, moralit, formatit të ekzistencës së një humani.

Ju nuk keni asnjë element ku të krahasoheni me një zonjë të nderuar që i jep dinjitet familjes së saj, qytetit të Sarandës, Partisë Demokratike, vetë kësaj shoqërie.

Por unë po ju nënvizojë veç një element dallues tuajin me të.

MORALIN !

I saji shkëlqen, juaji kutërbon !

Demokratët do ta ringrenë Partinë Demokratike, sepse do të shpëtojnë Shqipërinë !