Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar, është kthyer në tub oksigjeni për Ramën

Lulzim Basha iu përgjigj me tone të ashpra deklaratës së Sali Berishës pak orë më parë në foltoren e radhës.

Ndërsa hynte në selinë e PD-së për mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, Basha tha se koha e Berishës ka mbaruar dhe ai nuk mund ta përdorë më partinë për interesat e tij personale.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të edhe koha e mandateve të sajuara dhe përdorimit të forumeve për interesa personale. Askush nuk do ta kthejë PD në bunker për interesat personale të Sali Berishës. Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës.

Sali Berisha me zdërhalljet e tij është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Jam i vendosur ta këpus këtë tub oksigjeni”, tha Basha.