Aksidenti në Qafë Gjashtë, gruaja e plagosur transportohet drejt Tiranës
Një tjetër aksident në Qafë të Gjashtës.
Dëme të shumta materiale dhe një grua e plagosur do transportohet me ambulancë tek Trauma në Tiranë.
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Qafë Gjashtë. Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Mercedes-Benz” me një automjet “Opel”, janë shkaktuar dëme të shumta materiale në të dy mjetet dhe ka mbetur e plagosur Yllka Pashako, 42-vjec nga Delvina, e cila pritet te transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi sipas bluzave të bardha të Sarandës dyshohet të ketë dëmtim të legenit.
Ajo udhëtonte bashkë me burrin dhe një fëmijë me automjetin “Opel”. Mendohet se shkak i aksidentit të jetë një frenim i gabuar i një mjeti të tretë.
Aksidenti i pasdites së sotme ka nodhur pikërisht në vendin ku u aksidentua rëndë një i ri rreth një muaj më parë.