Adrian Gurma vendos flamurin shqiptar në ballkonin e tij: Bëjeni dhe ju

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma i është bashkuar një nismë të bukur të familjeve shqiptare për ditët më të veçanta të historisë sonë, festat e 28-29 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gurma ka vendosur në ballkonin e shtëpisë së tij flamurin shqiptar.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë, për ti dhënë edhe më shumë bukuri këtyre dy datave historike të Shqipërisë.

“Unë e shpalosa në ballkonin e shtëpisë sime. Bëje edhe ti!

Gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin!”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/