Zysh Harikla, mësuesja model e Finiqit, që prej 29 vitesh jep lëndën e biologjisë në gjuhën shqipe e greke
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi vlerësoi sot kontributin e mësuesese Harikla.
Zysh Harikla është një mësuese model në zonën e Finiqit, e cila jep me shumë pasion prej 29 vitesh lëndën e biologjisë, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën greke.
POSTIMI.
Zysh Harikla është një mësuese model në zonën e Finiqit, e cila jep me shumë pasion prej 29 vitesh lëndën e biologjisë, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën greke.
Me disa specializime jashtë vendit, si dhe zotëruese e shkallës së parë të kualifikimit me vlerësimin “shumë mirë”, ajo është gjithashtu Kryetare e Rrjetit Profesional për lëndët Biologji dhe Kimi në zyrën vendore arsimore Finiq-Dropull.
Faleminderit zysh Harikla për përkushtimin dhe vlerat e larta profesionale e qytetare që përcjell çdo ditë tek nxënësit e tu, prindërit dhe gjithë kolegët!