Vlorë, rrihet kryetari i Bashkisë Selenicë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Policia njofton se kryebashkiaku i Selenicës është dhunuar për shkak të detyrës.
Mësohet se Pëllumb Binaj është dhunuar nga një 57-vjeçar.
Njoftimi paraprak:
Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.